Filmi i regjisorit britanik fiton Palmën e Artë në Kanë

Filmi “I, Daniel Blake” i regjisorit britanik Ken Loach ka fituar Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë.

ShowBiz

22/05/2016 22:12

Filmi paraqet ndikimin e sistemit të mirëqenies në Mbretërinë e Bashkuar, në jetën e një të veje të meso-moshës nga Newcastle pas një sulmi në zemër, transmeton Klan Kosova.

Pasi morri çmimin, 79-vjeçari Loach falënderoi në frëngjisht jurinë e të gjithë punëtorët e Festivalit.

“Ne duhet të japim një mesazh shprese”, ka thënë ai.

Në garë për çmimin e madh ishin 20 filma, por regjisori britanik mundi të rrëmbejë vendin e parë.