Fillon seanca gjyqësore ndaj Shefqet Krasniqi

Ka vazhduar seanca gjyqësore kundër ish-imamit të Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi.

Lajme

13/03/2018 14:16

Gjatë kësaj seance është duke dëshmuar inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës, Xhemë Shala, lidhur me pikën e akuzës për shmangie nga tatimi.

Ai ka mohuar se imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi  ka fshehur të dhënat nga ATK-ja.

“Ato të dhëna që i ka pasur i ka paraqitur’, u shpreh dëshmitari Shala.
Përndryshe, kryetar i trupit gjykues është gjykatësi Beqir Kalludra, i cili kishte dënuar katër aktivistë të VV’së, për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.