Fillon festa e VV-së në Prishtinë pas konfirmimit të fitores

Pas konfirmimit të rezultatëve mbi numrimin e votave me kusht dhe me postë, Shpend Ahmeti doli fitues i garës për Kryetar të Prishtinës. Ai ka marrë mandatin e dytë për të udhëhequr qytetin më të madh në Kosovë.

Lajme

26/11/2017 16:06

Menjëherë pas konfirmimit të fitores filloi festa në sheshet e Prishtinës duke festuar, e valvitur flamujt kombëtar.

Sipas rezultateve të publikuara në fund të procesit Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka marrë 42.262 vota ndërsa Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 41.897 vota./Insajderi/