Festoi për 2 milionë ndjekës në Instagram, Encës i ndodh e papritura

Këngëtarja Enca Haxhia është përballur me një situatë të pakëndshme.

ShowBiz

13/02/2019 09:19

Këngëtarja Enca Haxhia dje (e martë) e ka bërë një postim nëpërmjet të cilit ka potencuar se është shqiptarja e vetme që ka arritur t’i bëjë 2 milionë ndjekës në Instagram, shkruan lajmi.net.

Më pas ajo ka festuar për këtë arritje dhe i ka falënderuar përzemërsisht ata që e kanë mbështetur.

“2.000.000 Ndjekës ? Faleminderit aq shumë ?? Me të vërtetë, ajo që ka rëndësi për mua është t’ju bëjë të lumtur me muzikën time, të frymëzoni me udhëtimin tim dhe çdo ditë, madje edhe nëse Postimet e mia ju motivojnë ose ju bëjnë buzëqeshje, kjo më bën të lumtur ? ? Ju dua pafund!”, ishin fjalët e Encës.

Mirëpo në fund ajo u ‘zhgënjye’ keq pasi numri i ndjekësve është pakuar sot. Enca tashmë nuk është “shqiptarja e vetme me 2 milionë ndjekës” pasi i ka vetëm 1.9./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtywoXRgcd_/