Festë në Prishtinë, në të njëjtin vend pas pak edhe opozita (Video)

Simpatizantët dhe anëtarët e PDK-së, tashmë kanë filluar festën nëpër gjithë Kosovën.

Lajme

26/02/2016 20:15

Por, në Prishtinë vërehet më shumë, raporton lajmi.net Ka fishekzjarrë dhe njerëz me flamuj e brohorima.

Por, pas pak çastesh në vendin ku po feston pozita, në sheshin “Zahir Pajaziti” pritet të jenë edhe opozita ku kanë paralajmëruar konferencë.

Të dyja palët duket se janë zhvendosur në këtë shesh, për shkak se sheshi “Skënderbeu” është bllokuar nga Policia që një kohë të gjatë, të cilët kanë larguar edhe tendat e opozitës. Pikërisht për këto të fundit, opozita pritet të mbaj konferencën./ Lajmi.net