Festa e Halloween, kështu u maskuan VIP-at e njohur

Festa e Halloween edhe këtë vit u festua në trojet shqiptare si në mbarë botën.

ShowBiz

31/10/2018 22:08

Kësaj feste nuk i kanë munguar as VIP-at shqiptar të cilët u maskuan në forma të ndryshme dhe mjaft interesante, shkruan lajmi.net

Personazhet e njohura të botës së muzikës, aktrimit, modës apo ekranit shqiptar sollën gjëra të reja dhe transformime të llojllojshme.

Madje, përveç fytyrave të frikshme ato u shfaqen edhe tejet seksi, të cilat rrëmbyen vëmendjen e shtypit rozë.

Tuna Sejdiu, Rina Balaj, Diona Fona, Genta Ismajli, Arta Elezaj, Afërdita Dreshaj janë disa prej emrave të njohur që u tjetërsuan për këtë festë.

Përkundër kësaj, ka edhe prej atyre këngëtareve që nuk festojnë siç ishte rasti me Eni Koçin, e cila në postimin e fundit thumboi njerëzit për Halloween duke thënë se nuk duhet vënë maska.

Nga ana tjetër, vlen të ceket se edhe artistet, Dua Lipa, Rita Ora Beyonce kanë zgjedhur disa personazhe të famshme për tu shndërruar.

Për më shumë, shikojeni imazhet dhe vlerësojeni si duken. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpnJXUmFZMC/?hl=en&taken-by=tunasejdi

https://www.instagram.com/p/Bpm6A3oBSbh/?hl=en&taken-by=balajrina

https://www.instagram.com/p/BpnBXAWFpGT/?hl=en&taken-by=dionafona

https://www.instagram.com/p/Bpm1Rc_FLhm/?hl=en&taken-by=genta.ismajli

https://www.instagram.com/p/Bpm1Zuslolg/?hl=en&taken-by=genta.ismajli

https://www.instagram.com/p/BpnHigkheMV/?hl=en&taken-by=artaelezaj

‘Dita kur nuk duhet të vënë maska’, Eni thumbon keq për Halloween