Festa e ditëlindjes së Bleros, me valle e këngë (Video)

Këngëtari Blero dje feston ditëlindjen e tij të 39-të.

ShowBiz

20/07/2017 11:23

Me rastin e kësaj dite të rëndësishme për këngëtarin ai ka marrë urime të shumta nga familjarë e miq, shkruan lajmi.net

Ndonëse u komentua mos publikimi i ndonjë fotografie me të dashurin e saj nga Afrona dhe se nuk ia ka uruar ajo publikisht këngëtarit ditëlindjen, ajo i qëndoi pranë për të festuar së bashku.

Disa pamje të cilat po qarkullojnë në media të publikuara nga menaxheri i tij Avni Selimi, shihet se Blero mbrëmë është argëtuar mjaft panë më të dashurve.

Kujtojmë se me rastin e ditëlidjes ai dje (e mërkurë ) e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull ‘Ndale’./Lajmi.net/

YouTube player