Festa e Bajramit pritet me gëzim e hidhërim në Shtëpinë e Pleqve

Ora 12 dhe të gjithë i janë drejtuar kuzhinës. Për banorët e shtëpisë për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare, ishte përgatitur një drekë pak më e veçantë se zakonisht, marrë parasysh se ishte festa e Kurban Bajramit.

Lajme

04/10/2014 20:43

Megjithëse të kënaqur për ushqimin, mbesin në pritje të vizitave nga ndonjë i afërm, raporton KTV.

Habibe Ismajli ka kaluar pothuajse tërë jetën e saj në këtë objekt, ndërsa tregon se i pëlqen që ushqimin ta hajë në dhomën e saj.

Me 49 vjet, ajo është më e reja në shtëpinë e të moshuarve derisa tregon historinë e saj se si ka ndodhur që t’i kalojë më shumë se 4 dekada në këtë vend.

Ajo thotë se familjarët, nëna dhe babai e kanë braktisur, ndërsa një kohë ka jetuar te axha.

“Varfëria ishte e madhe. Ata nuk patën mundësi të më mbajnë dhe unë gjeta mbështetje në këtë shtëpi”, thotë ajo. Habibja nuk mbanë inat dhe u uron Bajramin të gjithëve, e edhe familjarëve të saj.