Fero flet për reperët e estradës, ka një koment për secilin veç e veç – Lajmi.net
Fero flet për reperët e estradës, ka një koment për secilin veç e veç
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 14:49, 31 May 2018
Reperin nga Gjilani, Feronit Shabani - Fero jemi mësuar të dëgjojmë duke folur për veten dhe karrierën e tij muzikore, madje kur e pyesnin për kolegët e tij i cilësonte si të mirë duke mos i hyrë detajeve.

Në shumë nga intervistat e realizuara, reperi i labelit “On Records” e cilëson veten si më të mirin, madje thotë se është i pari në Kosovë, shkruan lajmi net.

Ndërsa mbrëmë si mysafir në “NIN”, përveç që foli për sukseset në muzikë jep mendime të ndryshme për reperët e skenës shqiptare.

Në ekran shfaqeshin një nga një imazhet e reperëve, për Ledri Vulën thotë se i pëlqen muzika e tij dhe ka një stil më ndryshe prej tjerëve, për ish shokun e tij Mozzik, tha vetëm që të kalonte duke mos dhënë asnjë koment.

Noizyn e cilëson si artist të mirë ndërsa Getin e krahason me reperin amerikan “Puff Daddy”, e kur bie fjala tek Unikkatil, Fero e quan legjendë atë.

I pyetur nga Alaudini pse të gjithë reperat kanë një respekt për Unikkatilin, e veçojnë atë?, “Me të tregu drejt , kur kam qenë i ri më ka pëlqyer Unikkatili, por nuk e di nëse preken tjerët, por momentalisht çfarë është duke bërë nuk më pëlqen, për kohën e vet ka qenë i mirë, e respektoj”, shprehet ai. /Lajmi.net/

 

 

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO