Ferizaj, arrestohet 17 vjeçari i dyshuar për vjedhje

Policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar një person i dyshuar për vjedhje dhe sulm fizik. Sipas policisë i arrestuari Sh.B 17 vjeçar ka kryer këto vepra në fund të muajit dhjetor.

Lajme

05/01/2018 14:26

Sipas njoftimit ai ka hyrë në tri lokale të ndryshme ku vjedhur para të cilat i janë gjetur dhe konfiskuar.

“I dyshuari Sh.B. (m/sh/k 17 vjeç) me forcë ka hy në tri lokale të ndryshme dhe nga aty ka vjedhur shuma të ndryshme parash, të cilat janë gjetur dhe konfiskuar nga i dyshuari dhe njëherit ju janë kthyer viktimave të rastit. Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar në tërësi veprat e kryera”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 24 orëve dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj./Lajmi.net/