Ferguson ende ndjen keqardhje pse nuk e transferoi këtë lojtar te Unitedi

Punën e trajnerit të futbollit e ka lënë që disa vite, por Sir Alex Ferguson vazhdon të ndjejë keqardhje për mos transferimin e një lojtari te Manchester United.

Sport

15/12/2017 19:20

Legjenda skoceze që ka drejtuar për 27 vite Manchester Unitedin, ka bërë të ditur se mos transferimi i Oliver Kahn në ‘Old Trafford’ është një nga dështimet e tij, për të cilën gjë edhe sot shpreh keqardhjen.

Manchester United luftoi për ta gjetur një zëvendësues për portierin Peter Schmeichel që u largua në vitin 1999 dhe kishte një numër portierë që kurrë nuk vepruan gjatë në Old Trafford.

Pasi kishte dështuar me Kahn, që mbronte portën e Bayernit, Ferguson nënshkroi me Edwin van der Sar nga Fulhami./Lajmi.net/