Fenomeni i paralizës së gjumit – 5 këshilla si ta evitoni këtë përjetim

Imagjinoni sikur të zgjoheni, të shihni një të huaj duke tentuar të ju vret me thikë dhe ju fare nuk mund të lëvizni asnjë pjesë të trupit!

Lifestyle

28/09/2016 18:51

Këto episode janë të njohura si paralizë e gjumit. Ato nuk janë të rrezikshme, por vetëm truri juaj është duke i treguar trupit se është ende në gjumë.

Ku ju jeni në fazën e gjumit të njohur si ‘REM’ shihni ëndrra të gjalla dhe pjesët e juaja të trupit janë të paralizuara përkohësisht, kështu që ju nuk mund të veproni jashtë ëndrrave dhe në qoftë se zgjoheni gjatë kësaj faze ju ndiheni të paaftë për të lëvizur, transmeton lajmi.net

“Kur njerëzit kanë makth, ata janë duke fjetur – shohin ëndërr dhe pastaj zgjohen, ndërsa kur janë duke përjetuar paralizë të gjumit, mund të shohin ëndërr edhe nëse ata tashmë janë zgjuar”, tregon Dr Steven Bender.

Paraliza e gjumit është me të vërtetë një përjetim i frikshëm, por e mira e gjithë kësaj është se nuk zgjasin më shumë se një minutë ose dy. Periudhat kur më së shumti ndodh paraliza e gjumit janë në momentet e para kur bini në gjumë ose kur jeni duke u zgjuar.

Nëse frymëmarrja nuk është e mirë gjatë fazës ‘REM’ të gjumit, njerëzit ndjejnë se janë duke u ngulfatur dhe nuk mund të marrin frymë.

“Njerëzit që përjetojnë paralizë të gjumit, mund të kenë edhe halucinacione të gjalla sepse përjetimet janë mjaftë të frikshme, si p.sh: Duke u ngritur në ajër, sikur dikush ka hyrë në dhomën e tyre, shohin dikë duke e ngulfatur e gjëra të ngjashme”, shpjegon Bender.

Njerëzit me depresion, stres, ankth dhe narkolepsi kronike (çrregullim i gjumit) kanë gjithashtu më shumë gjasa të përjetojnë atë, thanë studiuesit.

Përmirësimi i shprehive të gjumit mund të ju ndihmojë të shmangeni nga këto përjetime të frikshme, tregon Bender:

1. Të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni gjithmonë pothuajse në të njejtën kohë.
2. Shmangia e shikimit të televizorit para gjumit.
3. Duke mos e përdorur telefonin ose loptopin në shtrat.
4. Të shmangni gjumin e ditës.
5. Të ndaloni stimulantët e ndryshëm të gjumit.

Edhe pse një përvojë mjaftë e frikshme, paraliza e gjumit nuk ka nevojë për urgjencë mjekësore por nëse bëhet e vazhdueshme atëherë duhet të konsultoheni me kujdestarin parësor tuaj të shëndetit, dhe mund të ju ndihmojë për ta evituar këtë problem./lajmi.net