Femra si objekt seksual, ‘arma’ më e fortë e artistëve shqiptarë për të marrë klikime

Për çdo vit në trojet shqiptare krijohen një numër i madh i këngëve dhe në skenë shfaqen emra të ri e të padëgjuar më parë.

ShowBiz

07/07/2018 15:41

Tashmë është vërtetuar se sezoni i verës është i stërmbushur me këngë, shumica prej të cilave marrin me miliona shikime gjatë një kohe shumë të shkurtër për t’u shndërruar shumë lehtë në sensacionin e momentit, shkruan lajmi net.

Ndonëse artistët shqiptarë po sjellin hite e këngë ritmike, një numër i konsiderueshëm i tyre vazhdojnë që si fenomen kryesorë ta kenë stereotipizimin e vajzave, sidomos në këngët e zhanrit rep.

Të gjitha këngët dedikuar vajzave në përgjithësi flasin me mesazhe negative duke rezultuar në numër të madh të klikimeve, pa vënë re efektin që ka prapa saj.

Padyshim që e gjithë vëmendja është tek tekstet e këngëve në të cilat femrat trajtohen në masë të madhe si objekt seksual.

E më poshtë, Lajmi.net ju sjell një përmbledhje të disa prej këngëve më të dëgjuara ku paralelisht mund të vëreni edhe mënyrën sesi u janë adresuar vajzave me epitete të ndryshme.

Stresi – E boj temën 

YouTube player

Reperi nga Shqipëria, Stresi arriti milionat në “YouTube” kur verën e kaluar solli këngën “ E boj temën”. Mirëpo, ajo që ra në sy ishte spoti ku shihen vajzat e zhveshura dhe një tekst i cili thotë “ thoba jote sa spo na nxan kreveti, veç une e di se qa po don dogystyle 69 kurgjo nuk mjafton, un e di çka po don”.

Skivift. Cozman- Shoqnia 

YouTube player

Pjesëtaret e “Baba Records” vazhdojnë të sjellin hite për adhuruesit e tyre që radhiten ndër këngët më të dëgjuara. Njëjtë ndodhi edhe me bashkëpunimin në mes të Skivit dhe Cozman ku vërehet edhe në masë të madhe portretizimi i vajzave, madje duke shkuar edhe në ekstrem, emërimi i tyre sipas organit gjenital.

Një pjesë e tekstit thotë kështu: “Dh*** shumë i smut m’kalli, thirri zjarrfiksat dogy, nejën un nuk e nali nuk e nali nuk e nali”. E madje, ka edhe sharje të pa censuruar që përsëritet disa herë gjatë refrenit.

Mozzik-Kuks

YouTube player

Kënga “Kuks”, e realizuar gjatë kohës kur ishte në labelin “On Records”, u prit mjaft mirë nga fansat e Mozzik. Ajo, që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte teksti me fjalë shumë banale që ra në sy të publikut, duke pasur parasysh që në xhirimet e klipit kishin marrë pjesë një grup i madhi fëmijëve.

Një pjesë e tekstit thotë “Pi**i jem nuk pin shfepsa, mu reper sum bon tesha, kallxom sa t’kushton veshka, q*** me ta në vikenda , ajo tu e q* e ngon The Weeknd”.

Ndërsa, pjesa tjetër që flet edhe për organin gjenital mashkullor dhe femëror, përmend edhe një rrogë të një vajze që sipas Mozzik-ut punon në një qendër tregtare.

Lyrical Son dhe Mc Kresha – Hey Girl 

YouTube player

Dy nga reperat më djegës të estradës tashmë me shumë vite karrierë, goditën skenën muzikore me disa bashkëpunime. Mirëpo, Kresha dhe Festimi më së shumti u pëlqyen me këngën “Hey Girl” që tashmë numëron në Youtube mbi 6 milionë klikime. Por, përveç shumë vajzave në klip vërehet edhe teksti që një pjesë e saj thotë: “Hey girl up ti me thob t’madhe, Veç mos u nal se club-in e kalle, S’jetu e pa krejt shokt mi pijave, uh”.

Buta dhe Ledri – Mbi Re 

YouTube player

Bashkëpunimi interesant ishte edhe ai në mes të reperit Buta dhe tashmë njërit nga reperit më të dashur nga publiku, sidomos nga vajzat, Ledri Vula.

“Mbi re” numëron mbi 6 milionë klikime në kanalin Youtube, “Dh*** jem o shumë e re, ato e i*a në vc, thotë teksti ku këndon reperi Buta.

Fero – A pe din qysh 

YouTube player

Reperi i cili së fundmi ka bërë bujë në rrjetet sociale padyshim që është edhe Feronit Shabani, për publikun i njohur si Fero. Ai ka lansuar shumë projekte muzikore kurse “A pe din qysh” dhe “Bakshish”, janë dy nga këngët ku përveç teksteve në të cilat e portretizon femrën në mënyra të ndryshme janë edhe klipet të cilat kanë një përmbajtje erotike me femra të zhveshura.

“A pe din qysh” ka fituar tashmë afro 7 milionë klikime.

Fjalët e përdorura në këtë tekst janë: “Sa herë që m’sheh B**** jom tu e thy a pe din qysh ****, a pe din qysh, dridhe, dridhe, dridhe, dridhe ej b**** e madhe dridhe, dridhe ej, sille, sille, sille, sille ha.

Cozman– Lamborghini

YouTube player

Edhe reperi Cozman është i njohur për jetën luksoze që bën dhe veturat e shtrenjta që i posedon, e në këngën e tij “Yamborghini”, nuk ka hezituar të shfaq fjalë dhe dissa për femrat shqiptare.

“Pi pëlqen kerri e po don me bo ni xhiroo, yeah i heard she knows even fu**** deep through, jeta shumë e shpejtë vuum yamborghini high nëse ato mdojnë une s’kom faj”, me fjalët e tilla Cozman ia bën me dije atyre femrave që lakmojnë në makinat e shtrenjta dhe vetëm tek paratë.

Ndryshe, kënga për pak muaj ka arritur të fitoj mbi 4 milionë klikime.

Duke lënë anash disa nga këngët më të vjetra në të cilat femra portretizohet në forma të ndryshme, rikthehemi me hitet që reperët kanë sjell këtë verë.

Gjiko dhe Ledri – Xixa Xixa

YouTube player

Superylli shqiptar, Gjiko, ka lansuar albumin e ri të tij para pak kohësh ashtu siç edhe ka paralajmëruar. Në këtë album janë gjithsej 18 këngë, ku janë të përfshira disa bashkëpunime të mëdha.

DjFlow, Ledri Vula, Skerdi, Lumi B, Buta, janë disa prej bashkëpunëtoreve të Gjikos në këtë projekt të madh.

“Maybach me shofer”, “Lutem lutem”, “Kush je ti”, “FakeDrake”, “Xixa Xixa”, janë vetëm disa nga këngët e reperit.

Edhe në këto projekte nuk kanë munguar epitete të tilla për femrat, sidomos në këngën “Xixa Xixa” me Ledri Vulën ku një pjesë e tekstit thotë: “S’po muj mi qel sytë, jo spo muj mi qel sytë ton kto dh*** ton kto blica po ma qet xixa xixa”, ani pse kënga u prit mirë nga fansat e dyshes.

Buta – Anderr – Fakt

YouTube player
YouTube player

E njëri nga reperët që është futur së fundmi në industrinë e muzikës shqiptare është edhe Buta.

Zëri i tij i veçantë ka bërë që këngët të pëlqehen dhe të dëgjohen nga publiku, por padyshim se edhe në projektet e tij nuk mungojnë ofendime dhe pseudonime për femrat.

“Anderr”, është një nga projektet e fundit ku në një pjesë thotë: “Dh****për mu po përlahen po shtyhen kush me mush fantën”, “Asaj ja shita ni anderr tani e kqyra tu hanger” “My new bi*** shumë po laget my old bitches po plaken”, janë vetëm disa nga fjalët më banale që keni dëgjuar ndonjëherë.

Ndërsa, kënga tjetër e Butës “Fakt”, po ashtu përmban fjalë dhe të shara mbi gjininë e bukur. “Dh*** m’la e tha ti je qen, qe sa e i*a ni thot, nashta e q* ato prapë, ata e q* kur kom vakt, fakt fakt e qova dh****me shop, shpresoj qe bit**-it osht e knaqt”.

Shaolin Gang – Tululu

YouTube player

Vëmendje më të madhe këtë vit kanë marrë edhe Shaolinat me këngët e tyre të njëpasnjëshme. Pas publikimit të “Tululu”, ata u përfolen mjaft shumë për skenat eksplicite në klip e po ashtu edhe për përmbajtjen erotike të tekstit.

“Kshyrem ti me gang, kshyrem ti me gang, kshyre dhi*** tem qe ti sun e n’xen bro (yeahh) “Dhi*** ‘krah per kto sene duket shum e re amo ti se din qysh ka qen ex-i ty për ni dit”, “Ajo tverteten e ka than kur jam kon ng*j tu ja dhon”, fjalët që Blunt dhe Real 1 i kanë përdorur në tekstin e tyre.

Jo vetëm këto, por pothuajse në çdo këngë të rep artistëve shqiptarë ka përmbajtje dhe fjalë banale në tekste, klipe prej më të ndryshmeve me skena “hot” e madje femra çdoherë cilësohet si “seks simbol” nga vetë artistët, por mund të themi që janë edhe këngët më të dëgjuara nga audienca, me qindra dhe mijëra klikime. /Lajmi.net/

E.SH