Fazli Begaj nuk ka qenë fare në aeroplanin e rrëzuar

Shtetasi kosovar, Fazli Begaj, i raportuar në mesin e gjashtë viktimave, të cilët ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar pasditen e kësaj të marte në Maqedoni, në zonën e Velesit pranë Shkupit, është i gjallë.

Lajme

07/09/2016 09:00

Politiko.net ka arritur të kontaktojë në telefon me Fazli Begajn. Ai nuk ka qenë fare në bordin e avionit të rrëzuar.

Ndërkaq, viktimat e tjera janë vëllai i Fazli Begajt, Visar Begaj dhe pesë shtetas të Italisë.