Faqja Pornhub dëshiron ta sponsorizojë një ekip futbolli italian

Raportime të ndryshme bëjnë të ditur se faqja e famshme e fimlave pornografikë, Pornhub dëshiron ta sponsorizojë një ekip futbolli për një vit.

Fun

10/11/2015 11:27

Ende mbetet të shihet nëse dikush do ta pranoj këtë ofertë, mirëpo ueb sajti i të rriturve supozohet se planifikon ta filloj sponsorizimin qysh nga sezona e ardhshme, raporton Corriere dello Sport, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, cilido ekip që e pranon këtë ofertë ndoshta do i duhet t’i ndryshojë edhe veshjet sportive dhe ta reklamojë edhe logon e Pornhub-it, logo kjo që do të kishte mbetur në memorien tonë përgjithmonë.

Pornhub e ka sponsorizuar edhe më parë një ekip në Britani të Madhe, gjë që kishte ndikuar që ai ekip të përjashtohetnga liga. /Lajmi.net