Fantazia e mediave serbe: Kelmendi planifikonte sulm terrorist në Mitrovicë

Arrestimit të anëtarit të kryesisë së AAK, Muhamet Kelmendit në Mitrovicë, mediat serbe nuk kanë nguruar t’i vënë epitete të ndryshme të fantazuara.

Lajme

10/06/2015 19:19

Në disa nga mediat serbe shkruan se arrestimi i Kelmendit është bërë, pasi që ai kishte planifikuar një sulm terrorist në Mitrovicë.
Titujt tendencioz të këtyre mediave, nuk përshtaten fare me brendësinë e tekstit, pasi që në të nuk ka asnjë detaj i cili argumenton se Kelmendi kishte planifikuar ndonjë sulm terrorist, transmeton lajmi.net.
Më tutje thuhet se ky zyrtar i AAK-së, gjatë arrestimit ishte së bashku me një ish-pjesëtar të UÇK-së, duke udhëtuar në varrimin e eshtrave të Isa Boletinit.