Familjarët e Almirit: Gjykimi të fillojë sa më parë

Ende nuk dihet se kur do të fillojë gjykimi për rastin e vogëlushit katër vjeçar Almir Aliu, i cili u godit për vdekje me makinë muajin e kaluar, nga shtetasi Boban Iliq.

Lajme

16/07/2016 20:30

Familjarët presin që sa më shpejt të nisë procesi gjyqësor dhe paralajmërojnë se javën e ardhshme do të angazhojnë edhe avokatin. Babai i Almirit, Sedati, edhe njëherë  ka kërkuar drejtësi për rastin.

“Procesi gjyqësor ende nuk ka filluar, jemi në konsultime me disa avokatë, presim javën e ardhshme ta zgjedhim avokatin, dhe sa më shpejt të fillojë procesi gjyqësor. Besojmë në organet e drejtësisë dhe presim që e drejta të del në shesh dhe organet e drejtësisë ta dënojnë kriminelin me dënimin e merituar”, tha Sedat  Aliu, babi i të ndjerit Almir Aliu.

Mësohet se prokuroria me gjasë ka ngritur 4 padi penale për dhunë, për personat e përfshirë në rrahjen e kobshme që ndodhi në afërsi  të shtëpisë së shëndetit në Kumanovë, ku u shtypen me makinë tre anëtarët e familjes Aliu.