Fakte të çuditshme rreth seksit që nuk jua kanë mësuar në shkollë

Shumë informacione rreth seksit janë rreth asaj se çfarë funksioni ka penisi, çfarë funksioni ka vagjina, dhe se si kur e bëjnë ‘punën’ e tyre e krijojnë një përvojë të mirë.

Lifestyle

12/04/2016 16:07

Sidoqoftë, disa fakte rreth seksit janë më të pazakonshme sesa tjerat.

Kungujt mund të jenë nxitës seksualë

Sipas një hulumtimi, thuhet se aroma e kungujve mund të rrisë qarkullimin e gjakut te penisi, transmeton Telegrafi.

Bajga e krokodilit është përdorur si kontraceptiv

Gratë e lashta egjiptiane e kanë përdorur bajgën e krokodilit si kontraceptiv. Kjo pasi që bajga është alkaline, prandaj edhe ka mundur të funksionoj si kontraceptiv.

Punët e shtëpisë jua shuajnë meshkujve dëshirat seksuale

Disa studime tregojnë se meshkujt bëjnë më pak seks kur i bëjnë punët e shtëpisë.

Meshkujt mbipeshë zgjasin më shumë në shtrat

Një studim turk i vitit 2010 ka hulumtuar për performancën mesatare të meshkujve përgjatë një viti. Hulumtuesit kishin zbuluar që personat mbipeshë kishin zgjatur pothuajse 3 herë më gjatë në shtrat, transmeton Telegrafi.

Rreth 33% e amerikanëve lëndohen gjatë seksit

Lëndime si prerje, muskuj të zgjatur, nyej të thyer etj.

Sperma përmban më shumë informacione sesa që mendoni

Një spermë e vetme përmban 37.5 MB informacione të ADN-së së një mashkulli.

Disa kafshë bëjnë seks oral

Ujqit, arushat dhe lakuriqët njihen si kafshë që performojnë seks oral.