Facebook teston butonin ‘dislike’ (Foto)

Facebook më në fund ka një buton ‘Dislike’, por jo aty ku e prisni.

Auto & Tek

04/03/2017 20:37

Facebook po dëshiron që t’i shtojë emojit në mesazhet që i dërgoni me miqtë, në të njëjtën mënyrë siç veproni me to në postimet në News Feed.

Një përdorues i TechCrunch ka dërguar një foto që tregon se Facebook Messenger tani është duke iu shfaqur përdoruesve një opsion me Reagimet, transmeton Gazeta Express.

Kur jeni duke biseduar me dikë në Messenger, duke e prekur butonin e emojive do të shfaqet edhe gishti me kokëposhtë apo siç njihet ‘Dislike’.