Facebook rritet, kampus i ri në 2021

Prej pak kohësh Facebook ka kaluar numrin historik të 2 miliardë përdoruesve, por synon të rritet edhe më shumë, edhe në territorin e vet.

Auto & Tek

11/07/2017 00:09

Në zemër të zyrave të tij qëndrore, në Menlo Park të Kalifornisë do të ndërtojë një qytezë të vogël me shumë banesa dhe shërbime, që nga farmacia te supermarketi.

Kompania ka bërë të ditur realizimin e një kampusi të ri me një investim gjigant që parashikon ndërtimin e 1500 banesave.

Willow Campus do të jetë emri i tij dhe objektivi është krijimi i një ‘fshati të integruar’ që do të ofrojë jo vetëm zyra por edhe shërbime dhe zgjidhje banimi. Blloqet e para, përfshi dyqane, shtëpi dhe zyra, duhet të përfundojnë në fillim të 2021.

Facebook thekson se do të kontribuojë në lehtësimin e presionit banues në zonë. 15% e shitjeve të para do të jepen me çmim shumë më të ulët se ato të tregut.

Për zgjerimin e lagjes kryesore të Menlo Park rrjeti social ia kishte besuar arkitektit të Guggenheim Museum, Fran Gehry. Projekti i ri do të zhvillohet bashkë me stydimet e OMA në Nju Jork. /Lajmi.net/