Facebook Messenger do të bëhet si Snapchat

Facebook po vazhdon ta kopjojë Snapchat-in. Këtë herë kompania ka vendosur që ta kopjojë veçorinë e mesazheve që zhduken në Snapchat, duke e sjellë atë në Messenger.

Auto & Tek

13/11/2015 16:25

Disa përdorues të Messenger në Francë kanë filluar ta shohin këtë veçori të re e cila i zhdukë mesazhet që dërgohen pas një kohe të caktuar.

Sipas Buzzfeed, Facebook po planifikon që këtë veçori ta përhapë tek të gjithë përdoruesit. Kompania do të vendosë një afat kohor për zhdukjen e mesazheve. (lajmi.net)