Facebook i shpallë luftë YouTube

Facebook i ka shpallur luftë të hapur gjigantit të videove YouTube, pasi tani po i këshillon përdoruesit që të ngarkojnë direkt video në Facebook dhe jo të postojnë nga YouTube.

Auto & Tek

25/07/2015 13:26

Mark Zuckerberg bëri një ndryshim në Facebook, ku nëse provoni të postoni një link të YouTube, juve do të ju shfaqet një njoftim që thotë: “Konsiderojeni të ngarkoni video direkt në Facebook. Njerëzit kanë më shumë gjasa për ta parë videon dhe ju do të jeni në gjendje që të përcillni suksesin në Page Insights – Vështrimet e Faqes”.

comp_youtube

Ky ndryshim është bërë për shkak të faktit që Facebook tani është bërë gjithashtu edhe gjigant i videove, pasi që në të ngarkohen rreth 4 miliardë video në ditë, transmeton Lajmi.net.

Facebook është duke krijuar disa procedura të reja, për t’i parandaluar përdoruesit që t’i fusin videot e rrjetit social edhe në faqe tjera. (Lajmi.net)