Facebook bllokon “Russia Today”

Russia Today, agjencia e ruse e lajmeve në gjuhën angleze dhe e mbështetur nga Kremlini, është bllokuar nga Facebook deri pas ceremonisë së inaugurimit të Donald Trump si President.

Auto & Tek

19/01/2017 18:38

Rrjeti social tha se bllokimi është aktivizuar pas një ankese që ka marrë në lidhje me të drejtat e autorit për një video të shpërndarë nga “RT”, ku shfaqej Presidenti Obama në një konferencë për shtyp.

Facebook thotë se bllokimi prej tre ditësh i “Russia Today” nuk ka lidhje me inaugurimin e Donald Trump si President ditën e premte.

Vetë “RT” ka reaguar dhe thotë se po përpiqet që t’i rikthehet në funksion të plotë faqja e saj në rrjetin social, ndërsa këmbëngul se ka përdorur një video legjitime të konferencës së Barack Obamas të marrë nga “Associated Press”.