Exit Poll: Në Gjakovë fiton bindshëm Ardian Gjini

Ardian Gjini i AAK’së pritet të jetë fitues i garës për Kryetar të Gjakovës. Këtë rezultat e ka nxjerr Exit Polli i realizuar nga Klan Kosova.

Lajme

19/11/2017 19:16

Gjithnjë sipas këtij sondazhi Gjini ka marr 58 %, ndërsa Mimoza Kusari Lila ka marr 42 %.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, diferenca mes dy kandidatëve për kryetar të Komunës së Gjakovës ka qenë rreth 5 mijë në favor të Gjinit.

Gjini në zgjedhjet e 22 tetorit kishte grumbulluar 17,219 ose 39,88% të votave. Ndërsa Mimoza Kusari Lila nga Alternativa në zgjedhjet e kaluara kishte marrë 13,860 ose 32,10% të votave