Euro uljen më drastike në 11 vite, ekspertët: BQE duhet të ndërhyjë

Monedha euro ka njohur këtë javë vlerën më të ulët në 11 vjet. Rënia e kësaj jave shënoi një moment historik për monedhën e përbashkët të Europës. 1 euro u shkëmbye për 1.15 dollarë, që është vlera më e dobët e saj që nga shtatori i vitit 2003.

Lajme

17/01/2015 22:32

Kjo sipas ekspertëve, lë të hapur mundësinë që Banka Qendrore Europiane të shpallë javën e ardhshme një ndërhyrje masive në tregje.
 
Zhvlerësimi i Euros ndodhi një ditë pasi Zvicra vendosi të heqë kufirin e këmbimit të Frangës me monedhën europiane, çka mendohet të jetë një ndër faktorët kryesorë për uljen drastike të saj.
 
Nga ana tjetër, është dollari amerikan ai që ka shënuar rritje duke treguar që ekonomia amerikane është në rrugën e duhur. Për disa analistëve ekonomikë ndërkombëtarë, nëse euro ecën me këtë ritën, në 2016-ën pritet të barazohet me dollarin.