Eskalon protesta e banorëve të Palednicës

Pasi që kryetari i Komunës, Rufki Suma doli në vend të ngjarjes dhe premtoi për zgjidhje të problemit protestuesit u shpërndanë të qetë.

Lajme

20/10/2018 15:17

Protesta e banorëve të Palednicës së Hanit të Elezit ka eskaluar kur mbi 20 kamionë të kësaj kompanie u detyruan të hedhin asfaltin.

Këmbëngulja e protestuesve për vazhdim të protestës duke kërkuar zgjidhje të problemit bëri që policia të shoqërojë në polici këshillin organizativ protestues kurse rasti do të vazhdojë me procedur të rregullt në gjykatë.

Pasi që kryetari i Komunës, Rufki Suma doli në vend të ngjarjes dhe premtoi për zgjidhje të problemit protestuesit u shpërndanë të qetë.