Është goditur 11 herë nga vetëtima, por ka problem më të “madh”: Nuk po e njeh Guinnessi!? (Video)

Melvin Roberts nga Karolina e Shteteve të Bashkua, po pretendon se është goditur 11 herë nga vetëtima, përfshirë edhe një rast kur dita ishte e kthjellët.

Fun

30/08/2015 18:48

Fermeri 62-vjeçar, për herë të parë është goditur kur ishte duke e drejtuar traktorin, ndërsa dy herë kur ishte duke mbjellë tokën.

“Të pjekë nga brenda”, ka thënë Roberts, duke shpjeguar për ndjesinë që i ka dhënë vetëtima, transmeton Telegrafi.

Pas çdo rasti të qëllimit nga vetëtima, ai ka shkuar në spital, që të kontrollohet dhe të trajtojë dhimbjet.

Me gjithë dokumentet se i është nënshtruar tretmanit mjekësor nga vetëtima, zyrtarë nga Libri i Rekordeve Guenness po kanë dyshime.

Ata kërkojnë evidenca më të besueshme, për t’i dhënë çmimin si njeriu që i mbijetoi më së shumti vdekjes nga vetëtima.

YouTube player