Ermal Meta dhe Fabrizio Moro program ndihme për të prekurit nga lufta

“Musica per Emergency” është një program ndihme në Itali për vendet e prekura nga lufta.

ShowBiz

07/06/2018 08:03

Rreth 20 vjet nga “Il mio nome è mai più”, këngë e krijuar për bamirësi nga Jovanotti, Ligabue e Piero Pelù, në periudhën e luftës në Kosovë, fitimet e së cilës i kaluan këtij programi, një projekt i ri muzikor do të mbështesë akuzën e kësaj shoqate.

Fituesit e festivalit të Sanremos, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro njoftuan nga selia e “Emergency” se do t’i japin organizatës të drejtat e autorit të këngës “Non mi avete fatto niente”, duke mundësuar kështu që të gjitha fitimet të shkojnë për të ndihmuar projektet e saj në zonat e luftës./lapsi