Erëra të forta dhe shi, ky është numri për çdo problem

Kryeqyteti aktualisht po përballet me erëra të forta dhe shi.

Lajme

11/09/2017 19:27

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e inspekcionit, Zjarrfikësit dhe kompanitë e kontraktuara janë në terren për të sanuar gjendjen nga era e fortë në pjesë të ndryshme të qytetit.

Për çdo problem, lajmëroni në 080012233. Thirrja është falas.

Pak minuta më parë, erërat e forta kanë rrëzuar kulmin e Komunës së Re në Dragodan.