Erdogan: Ligji “Islami” i miratuar në Austri, kundër traditës europiane

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar ashpër ligjin e njohur si ligji “Islami” i miratuar nga Parlamenti i Austrisë këtë javë.

Bota

28/02/2015 18:12

Erdogan g gjatë një fjalim në qendrën e Kongreseve “Halic” , ka thënë se ky ligj është në kundërshtim me traditën europiane.

“Nga njëra anë flisni për traditën e drejtësisë të Bashkimit Evropian, ndërsa nga ana tjetër, bëni hapa që janë tërësisht në kundërshtim me këtë traditë,” tha Erdogan në lidhje me ligjin e ri  “Islami”, raporton Anadolu Agency

Presidenti turk komentoi gjithashtu mbi rritjen e islamofobisë dhe paragjykimeve kundër muslimanëve në Perëndim, veçanërisht në Evropë.

“Incidentet janë duke shkuar në drejtim të gabuar. Duhet ti ndalojmë këto paragjykime,” tha Erdogan.

Parlamenti austriak, pas një diskutimi të gjatë, këtë javë me shumicë miratoi Ligjin “Islami”. Ligji i ri ka rregulluar ligjërisht disa nga të drejtat që ata tashmë përdorin, por nga ana tjetër ka sjellë në pyetje barazinë, lirinë fetare dhe të drejtën e muslimanëve për t’u organizuar.

Kundër miratimit të ligjit ishin Partia e të Gjelbërve, NEOS dhe Partia Austriake e Lirisë, ndërsa pro miratimit të ligjit votuan përfaqësuesit e Partisë Social Demokratike (SPO) dhe Partisë Popullore (OVP).

Para miratimit, u miratuan dy propozime për ndryshime të projektligjit. Këto ndryshime kanë të bëjnë me ndryshimin e statusit të xhamisë. Në mënyrë të veçantë, periudha kohore për ndryshim të statusit, sipas ligjit të ri, do të zgjat deri në mars 2016. Amendamenti i dytë ka të bëjë me pagën e imamëve. Akti parashikon që imamët pagat ti marrin nga bashkësia islame.