Erdogan e quan terrorist gazetarin e arrestuar gjerman

Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan e ka quajtur një agjent terrorist gazetarin e arrestuar nga Gjermania në Turqi.

Bota

19/03/2017 15:41

Presidenti turk ka thënë se gazetari do të gjykohet nga gjyqësori i pavarur i Turqisë, transmeton lajmi.net

Autoritetet e arrestuan Deniz Yucelin muajin e kaluar për akuza të propagandës në mbështetje të organizatave terroriste dhe nxitje të dhunës.

Berlini zyrtar e kishte quajtuar këtë akuzë plotësisht të pabazë.

Yucelin është gazetari i parë gjerman që u arrestua që nga dështimi i grusht shtetit në korrik të vitit të kaluar. /Lajmi.net/