Era vazhdon aventurën në Moskë, kalon ca çaste me reperin French Montana

Këngëtarja Era Istrefi është duke vazhduar aventurën e saj në Moskë ku po kalon çaste të këndshme me disa prej reperëve më të njohur botëror.

ShowBiz

16/07/2018 22:25

Ndër ta edhe me French Montana-n me të cilin e ka edhe një duet, këngën ‘No i love yous’ e cila në kanalin zyrtar në Youtube gëzon plot 15 milionë klikime, shkruan lajmi.net

Ishte French Montana, reperi aktualisht më i famshëm dhe më i suksesshëm në botë ai i cili e publikoi një foto me Erën në Instagram.

Imazhet e njëjta i ka ndarë edhe këngëtarja kosovare me ndjekësit e saj.

Ndryshe Era ishte zëri i botërorit bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam. Kënga ‘Live it up’ po vazhdon të dëgjohet kudo ani pse Botërori ka përfunduar./Lajmi.net/