Era performon live para publikut në Francë (Video)

Pas performancës në televizionin gjerman ProSieben, kësaj radhe ajo performoi para publikut të Francës.

ShowBiz

24/05/2016 09:03

Era Istrefi ishte e ftuar në radio NRJ për të kënduar versionin live të këngës që e bëri njohur.

Në fakt, këngëtarja ishte për një intervistë në radion e lartpërmendur, ku ka folur rreth karrierës dhe të ardhmes së saj, transmeton Telegrafi.

 Madje, disa herë Era ka folur edhe një gjuhën shqipe gjersa është argëtuar me moderatorin e emisionit C’Cauet.

Kujtojmë se shumë labela me famë botërore kanë konkurruar për ta marr nën menaxhim Erën, por kjo e fundit ka vendosur të bashkëpunojë me produksionin Ultra Music.

Ndryshe, Era është duke punuar në projekte të reja, të cilat do t’i publikoj gjatë muajve të ardhme për publikun e saj.

YouTube player
YouTube player