EPP-ja uron LDK-në dhe Mustafën për Kuvendin

Partitë Popullore Evropiane (EPP), i kanë uruar Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të saj Isa Mustafa mbajtjen e Kuvendit të Punës.

Lajme

28/05/2016 20:28

Përmes llogarisë zyrtare në Twitter, EPP-ja i ka uruar LDK-së diskutime dhe vendime produktive.

“I urojmë LDK-së së Kosovës dhe kryetarit Isa Mustafa diskutime dhe vendime produktive në Kuvendin e sotëm të Partisë”, thuhet në urimin zyrtar të EPP-së.

EPP-ja është familja e partive kryesore të qendrës së djathtë të të gjitha vendeve të BE-së.