Emigrimi ilegal i sirianëve drejtë Evropës, oferta përmes Facebook-ut (Foto)

Në faqet e disa profileve arabe kontrabandistë të emigrantëve kanë vënë disa fotografi të lundrueseve luksoze, nëpërmjet së cilave ata u premtojnë emigrantëve sirianë udhëtim nga Turqia në Greqi. Por këto rezulton të jenë vetëm mashtrime, pasi ata transportohen me anije peshkimi, duke shkaktuar me qindra të vdekur.

Bota

24/04/2015 21:01

Kontrabandistët po e përdorin Facebook-un për të reklamuar transportin për refugjatët Sirianë edhe në linjën Turki-Britani e Madhe për 14 mijë euro për person.

Në faqet e këtyre profileve arabe, këta përdorin si dëshmitarë edhe klientët e mëparshëm dhe reklamojnë anijet për transportet në Turqi, Greqi, Itali e Britani të Madhe, bashkëngjitur me to edhe numrat e kontaktit për refugjatët e interesuar.

Kur u pyetën në lidhje me mundësinë e refugjatëve sirianë për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar, ai në arabishte të thyer tha: “Ne ofrojmë fluturime nga Greqia në Britani të Madhe shumë lehtë”, shkruan IBTimes, transmeton lajmi.net

3

I pyetur se çfarë dokumentacione u nevojiten refugjatëve, ai tha: “S’ka nevojë për pasaportë, ne bëjmë gjithçka”, por shtoi se çmimi i udhëtimit nga Greqia në Britaninë e Madhe ka qenë dukshëm më i shtrenjti me 15 mijë euro.

Kriza e migrimit ka qenë në qendër të vëmendjes pasi vdiqën 700 njerëz më 19 prill në atë që u quajt fatkeqësia mesdhetare.

Raportet thonë se 2015-ta ka qenë viti më i keq për vdekjet e emigrantëve, me 1 mijë e 500 të vrarë që nga fillimviti.

Shumë nga emigrantët janë nga Afrika dhe nga zonat e luftërave të Lindjes së Mesme, më shumë sirianë që ikin nga lufta civile e përgjakshme tash e pesë vjet. (lajmi.net)

 

2