Ëmbëlsirë me lajthi

Mësojeni si të përgatitni një ëmbëlsirë shumë të shijshme me lajthi.

Lifestyle

20/11/2014 17:20

Përgatitja:

  • 150 g gjalpë
  • 150 g sheqer
  • 4 vezë
  • 100 g miell
  • 1 qese maja  pluhur
  • 100 g lajthi të pjekura
  • 200 g çokollatë për gatim

Për mbushje: 100 ml ajkë

Për shtresën e sipërme:

  • 150 g çokollatë për gatim
  • disa pika esencë vanilje
  • 60 ml ajkë e lëngshme

Përgatitja:
Gjalpin me sheqerin i vendosim në një enë dhe i përziejmë derisa të bëhet si shkumë. Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, miellin e situr dhe në fund majane.

Lajthitë dhe çokollatën e grirë i përziejmë bashkë; rriheni si borë të bardhën e vezëve me pak kripë dhe shtojani përzierjes, duke u kujdesur që të mos ulet. Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrën tashmë të nxehtë për afro 50 minuta.

Ndërsa ëmbëlsira është në furrë, rrihni ajkën (panna). Për të bërë shtresën e sipërme të tortës, shkrini çokollatën në banjo maria (enë mbi enë me ujë) dhe punojeni me një shpatull duke i shtuar ca pika esencë vanilje dhe ajkë të lëngshme.