Ëmbëlsirë me kokos

Për sot ju sjellim një nga ëmbëlsirat më të shijshme me kokos.

Lifestyle

29/01/2015 23:20

 Përbërësit për petën:

  • 11 të bardha të vezës
  • 300 gr sheqer
  • Pak kripë
  • 1.5 lugë miell 

Përbërësit për kremin:

  • 11 të verdha të vezës
  • 120 gr sheqer
  • 60 ml qumësht
  • 300 gr çokollatë për zierje
  • 300 gr margarinë 

Udhëzimet:

 1.Së pari tunden të bardhat e vezës me pak kripë derisa të bëhet një shkumë e fortë.

 2.Pastaj shtohet sheqeri gradualisht derisa të shkrihet sheqeri, pra dikund 10 minuta përzierje.

 3.Pastaj shtohet mielli dhe kokosi dhe përzihet me lugë.

 4.Pastaj qitet në kallëp të mbuluar me letër për pjekje dhe piqet në temperaturë 130 gradë për 30 minuta.

 5.Pastaj largohet nga furra dhe lihet të ftohet dhe pritet në tre shirita të barabartë.

 6.Për kremin përzihen të verdhat me sheqer derisa të shkrihet sheqeri dhe të zbardhet ngjyra e vezëve.

 7. Pastaj shtohet qumështi dhe zihet mbi avull për 10 minuta dhe pastaj i shtohet çokollata dhe përzihet derisa të shkrihet çokollata.

 8. Largohet kremi nga zjarri dhe lihet të ftohet.

 9. Pastaj i shtohet margarina e qëndruar në temperaturë ambienti dhe e tundur me mixer derisa të bëhet një si masë kremoze.

 10. Atëherë margarina i shtohet masës me të verdhat e çokollatës dhe përzihet mirë.

11. Me këtë krem lyhet torta nga brenda dhe nga jashtë dhe dekorohet sipas dëshirës. /kuzhinashqiptare