Elvana Gjata rikthehet në Instagram, pasi iu hakua llogaria

Gjatë ditës së sotme Elvana Gjatës i është hakuar llogaria e saj në Instagram.

ShowBiz

26/11/2018 23:30

Këngëtares Elvana Gjata sot ( e hënë ) i është hakuar llogaria e saj në Instagram nga disa persona ende të pa identifikuar, shkruan lajmi.net.

Mirëpo llogaria e saj tashmë është rikthyer dhe fansat e shumtë mund t’ia shohin të gjitha postimet e këngëtares.

Kujtojmë se artistja në fjalë para pak ditësh, ka thyer rekordin e saj personal me klikime në Youtube, duke kaluar shifrën e 50 milionë klikimeve në këngën “Mike” bashkëpunim me Ledri Vulën dhe John Shahun./Lajmi.net/