Elena Lucrezia Peshkopia, e para femër në botë që ka marrë doktoraturë në Filozofi nga David Boseta

E para femër në botë që ka marrë doktoraturën në Filozofi ishte shqiptarja e famshme Elena Lucrezia Peshkopia.

ShowBiz

16/04/2017 19:21

Elena lindi në Venezia në vitin 1646 në një familje emigrantësh të pasur shqiptarë me mbiemrin Peshkopia.

Ishte viti 1646 dhe ajo ishte e pesta mes shtatë fëmijëve që erdhi në këtë botë. Askus nuk do ta dinte se do të ishte gruaja e parë e lauruar në botë.

Italianët thonë se është italiane, sikur thonë për të gjithë shqiptarët e natyralizuar, por ajo ishte shqiptare.

Spikat në fillim si nxënëse e shkëlqyer në shkollën Santa Maria dhe San Gallo degli Albanesi. Shkolla ku Elena nisi rrugën e dijes ishte themeluar nga fisnikët shqiptarë të parët emigrantë te viteve 1440. Projektuar nga arkitekti dhe piktori i famshëm shqiptar Viktor Karpaci, pikturat e të cilit gjenden në Luver dhe në muzeumet kryesore të botës.

Elena Peshkopia nderohet nga Universiteti i Padovës më i vjetri në Itali me një statujë dinjtoze.

Portreti i saj gjendet gjithashtu në një dritare qelqi 7 metra të lartë në Bibliotekën Frederic Thomson në New York, aty ku Elena mbrojti doktoraturën e saj me tezë Aristotelin.

Elena studioi gjithashtu muzikë dhe astronomi. U bë lektorja e parë femër në Universitetin e Padovas. Ndërroi jete në moshë shumë të re nga tuberkulozi, vetëm 38 vjeçe. Trupi i saj prehet në Kishën e Shën Lukës në Padova Itali.