Ekzekutimi i parë në Arkansas pas 12 vjetësh

Në shtetin e Arkansasit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për herë të parë pas gati 12 vjetësh është ekzekutuar një i burgosur.

Bota

21/04/2017 08:59

Ledell Lee u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në  orën 12:44 me kohë lokale dhe u deklarua i vdekur 12 minuta më vonë.

Ai kërkoi Kungimin e Shenjtë para këtij akti dhe nuk pranoi të bëjë një deklaratë përfundimtare, tha Departamenti Korrektues i Arkansasit.

Ekzekutimi i tij ishte i pari që ndohi në  Arkansas që nga viti 2005, shtet ky që kishte planifikuar për të ekzekutuar tetë të burgosur gjatë 10 ditëve duke filluar nga 17 prilli.

Lee u dënua në vitin 1995 për vrasjen  e Debra Reese, 26 vjeçare. Reese u gjet i vdekur në shtëpinë e saj në Jacksonville, Arkansas, ku ajo ishte rrahur me një shkop të vogël prej druri që burri i saj ia kishte dhënë për mbrojtje.

Disa nga fqinjët e Reese e panë Lee në oborrin e shtëpisë së saj dhe e kishin identifikuar më pas atë në polici, raporton CNN, përcjellë Klan Kosova.