Ekskluzive: Arifhikmeti rikthehet në ‘O sa mirë’

Një video e hedhur në rrjetet sociale ka bërë të flitet se aktori Xhevdet Jashari i njohur për rolin e Arifhikmetit do rikthehet në serialin ‘O sa mirë’ serial ky që i dha famën atij.

ShowBiz

15/11/2016 17:31

E burime të sigurta të lajmi.net brenda stafit të ‘O sa mirë’ bëjnë të ditur se kjo gjë është e vërtetë dhe se Arifhikmetin shumë shpejt do ta shohim në episodet e reja që janë duke u xhiruar.

Po të njëjta burime kanë theksuar se janë duke u parë mundësitë që përpos Arifhikmetit të rikthehen edhe disa nga aktorët tjerë të larguar nga ky serial.

Brenda ‘O sa mirë’ nuk do të ketë ndryshime tjera sa i përket aktorëve aktual, madje nuk do të largohen as Stupcat edhe pse këta të fundit janë të angazhuar në xhirimin e serialit ‘Egjeli’. /Lajmi.net/