Edita Tahiri: Ndarja, shkëmbimi i territoreve dhe as korrigjimi i kufijve s’janë opsion

Ish kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se shteti serb sa herë që afrohet finalja e bisedimeve del me ide të rrezikshme.

Lajme

07/08/2018 18:46

“Synim i Serbisë ka qenë gjithmonë veriu i Kosovës, jo e gjithë Kosova. Janë ambicie hegjemoniste të Serbisë. Kemi qenë të shtypur si shqiptar vetëm pse kemi pasur tokën e pasur. Serbia përsëri po synon të prodhojë skenarë të rrezikshme”.

“Shkëmbimi, ndarja dhe korrigjimin që e ka përmendur edhe Thaçi, nuk janë opsion, sepse qojnë në krijimin e Serbisë së Madhe”, ka thënë Tahiri, njofton Klan Kosova.

“Pavarësinë e Kosovës e kanë përkrahur gjithë shqiptarët. Shqipëria, shqiptarët në Maqedoni, në Luginë dhe tash nuk mund t’i qasemi shqiptarëve jashtë parcialisht”.

“Presidenti Thaçi ka përmendur [korrigjimin]. Kjo nuk mund të bëhet, sepse është në dëm të shtetit dhe interesave kombëtare. Pres edhe më shumë të forcohet zëri kundërshtues. E kuptoj si debat, por përgjigja është e qartë, negative, kundërshtuese”.

Tahiri ka thënë se nuk duhet lejuar që të tkurret territori i shtetit.

“Shqiptarët janë në kohën, për t’i rritë tokat, jo për t’i zvogëluar”.