Edhe Xho Bajden në garë për president?

Garës presidenciale të vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara mund t’i bashkohet edhe Xho Bajden.

Bota

02/08/2015 19:44

Sipas të përditshmes amerikane “New York Times”, zëvendëspresidenti aktual po mban takime me këshilltarët dhe ndihmësit në shtëpinë e tij për të shqyrtuar mundësinë e kandidimit brenda radhëve të demokratëve, shkruan shekulli.

Nëse vendos të kandidojë, atëherë ai do të sfidonte ish-sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton.

Gazeta raporton se kampi i Bajdenit ka kontaktuar krerët demokratë dhe donatorët të cilët nuk kanë pasur përkushtim të fuqishëm ndaj znj. Klinton ose që mund të jenë të shqetësuar për gjasat e saj në zgjedhje.

72-vjeçari Bajden publikisht ka thënë se për këtë çështje do të vendosë në fund të verës, ndërkohë që ende nuk ka komente nga Shtëpia e Bardhë.