Edhe Taylor Swift si Kim Kardashian

Suksesi i saj është i garantuar.

ShowBiz

06/02/2016 12:06

Tashmë një kompani po merret me hartimin e një loje telefonike për Taylor Swift.

Kompania që krijoi para dy vitesh lojën e famshme të Kim Kardashian, e cila u bë një prej lojërave më të shkarkuara dhe më popullore, do krijojë një tjetër lojë, për rivalen e saj.

I referohemi kompanisë “Glu Mobile”, e cila do dizenjojë lojën që do ketë në qendër këngëtaren me rreth 227 milion fansa në rrjetet sociale.

Fitimet e kësaj kompanie janë rritur me 30% që në momentin që publikuan bashkëpunimin me Taylor, për lojën e re që do jetë e aksesueshme për të gjithë telefonat që kanë sistemet IOS dhe Android./albeu