Edhe Parlamenti i Francës votoi pro njohjes së shtetit palestinez

Deputetët e Parlamentit të Francës kanë miratuar të martën me shumicë votash një rezolutë, duke ftuar qeverinë të njohë shtetin palestinez në kuadër të marrjes së një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit.

Bota

02/12/2014 18:10

Deputetët e votuan këtë rezolutë me 339 vota pro, 151 kundër dhe 16 abstenime. Rezoluta nuk është detyruese për qeverinë, por megjithëkëtë ka një forcë simbolike në kontekstin e presionit në rritje në Evropë për njohjen e shtetit palestinez.

Autoriteti Palestinez përshëndeti menjëherë votimin e parlamentit francez, ndërkohë që ambasada izraelite në Francë e konsideroi një mesazh të gabuar për liderët dhe për rajonin.