Edhe Kodak do të lansojë celularë më 2015

Celulari i mençur nga Kodak do të jetë i gatshëm gjatë vitit 2015 dhe ky do të jetë edhe njëra nga shpikjet më të mira të vitit të ardhshëm.

Auto & Tek

27/12/2014 17:23

Celulari Kodak ka për qëllim që të bëhet shumë i famshëm. Të gjithë klientët do të mund ta përdorin atë, edhe ata të cilët nuk kanë njohuri të lartë në fushën e përdorimit të celularëve.

Kompania shumë e suksesshme e aparateve fotografike është duke përjetuar për momentin disa vështirësi për shkak të digjitalizimit. Kompania nuk e mori veten dhe nuk u përshtat me këtë treg të ri, që çoi edhe në rrëzimin e kompanisë, transmeton Lajmi.net.

Kjo kompani, e themeluar më 1881 nga George Eastman tani ka një qëllim të ri, dhe ky është krijimi i një celulari.

Me lansimin e kamerës së re, Kodak duket se do t’i bashkohet Samsung dhe Panasonic, të cilët në shtator lansuan kamerat e fuqizuara me Android.

Kodak është një prej emrave më të njohur në botë, dhe është shumë e besuar nga konsumatorët për cilësi dhe inovacion. Kështu që, me këtë besim ata dëshirojnë që të krijojnë një celularë, i cili do t’i rivalizojë të gjitha kompanitë e tjera.