Edhe Dardan Sejdiu në listën e Vetëvendosjes për deputet

Veç kryetarit Shpend Ahmeti, në listën e VV-së për deputet do të jetë edhe nënkryetari Dardan Sejdiu.

Lajme

19/05/2017 21:42

Këtë e ka bërë të ditur Shpend Ahmeti me një postim në rrjetin social facebook.

Ai ka thënë se këtë po e bëjnë për të mirën e vendit.

“Duke ditur rëndësinë e kësaj gare dhe peshën e çdo vote e cila mund të sjellë ndryshimin, Lëvizja VETËVENDOSJE ka marr vendim që në këtë betejë të përdorim të gjitha resurset pa kursim. Bashkë ne të gjithë kemi vendosur si udhëheqësi komunale të angazhohemi maksimalisht në këtë garë, prandaj edhe unë edhe nënkryetari edhe disa drejtorë kemi vendosur të jemi në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE” ka shkruar në facebook Shpend Ahmeti.