E tmerrshme, deputetja u maskua si infermiere për t’i shpëtuar protestuesve (Video)

Deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, e cila u filmua dje ku një protestues e kapi prej flokësh, i është dashur që të maskohet si infermiere në mënyrë të të shpëtonte prej turmës së pakontrolluar të protestuesve.

Lajme

28/04/2017 11:42

Në video shfaqet momenti se si një qytetar e kap deputeten prej flokësh, gjë e cila ka shokuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe jo vetëm.

Sheqerinska më tej është shoqëruar për në spital pasi sipas medieve të Maqedonisë, mësohet se ka qepur kokën për shkak të lëndimeve që ka marrë nga protestuesit.