E pabesueshme: Shikoni çfarë i ndodh trupit nëse pini lëng domateje për 60 ditë – Lajmi.net
E pabesueshme: Shikoni çfarë i ndodh trupit nëse pini lëng domateje për 60 ditë
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 18:59, 20 April 2017
Shumë prej jush mbase nuk i dinit përfitimet shëndetësore që sjell lëngu i domates, nëse e konsumoni çdo ditë. Një studim i bërë kohëve të fundit nga disa shkencëtarë tajvanezë tregojnë se konsumimi i një gote lëng domatje çdo ditë për 2 muaj do t’ju sjellë përfitime të shumta në shëndet, do t’ju rrisë metabolizmin dhe do t’ju ndihmojë të bini në peshë.

Ekspertët thonë se kjo mënyrë nuk do t’ju shkaktojë humbjen e lëngjeve nga trupi, por do t’ju ndihmojë në shkrirjen e yndyrës. Pjesëmarrësit e këtij studimi thanë se përveçse kishin ndryshuar perimetrin e trupit, atyre ju ishte ulur niveli i kolesterolit në gjak dhe ju ishte rritur niveli i likopenit, antioksidant i cili ndikon pozitivisht në trup.

Domatet kanë pak kalori, një gotë lëng domatje do t’ju japë vetëm 80 kalori, të cilat janë të pasura me natrium, kalcium, kalium, magnez, vitamina B, C dhe A. Për shkak të sasive të larta të likopenit është vërtetuar shkencërisht që lëngu i domates mund të parandalojë zhvillimin e qelizave kancerogjene, pastron enët e gjakut dhe parandalon shfaqjen e shumë sëmundjeve të zemrës.

Përveç të tjerash, ky lëng stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, ul tensionin e lartë të gjakut, parandalon trombozën, rregullon funksionin e mëlçisë, pankreasit etj.

Merrni 3 kg domate, 2 lugë çaji kripë dhe 4 lugë çaji sheqer bimor. Shtrudhini domatet dhe më pas shtoni kripën e sheqerin. Mbajeni lëngun në një shishe qelqi dhe ruajeni në një vend të freskët e të errët. Konsumoni nga një gotë lëng domatje çdo mëngjes esëll. / Burimi: yourhealthypage.com – Gazeta Shëndeti/

Fjalët kyçe: Domatet, Lëng domatesh

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2
  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master Japan