“E masakroi dhe e la në banesë”, zbardhen emrat e viktimës dhe burrit vrasës

Një krim i rëndë tronditi sot Pogradecin, ku një grua u masakrua me thikë e sqepar nga bashkëshorti i saj 49-vjeçar.

Lajme

24/09/2017 10:00

Bashkëshortët Bashkim dhe Demirke Mekolli jetonin vetëm në banesën e tyre në fshatin Blacë, ndërsa ishin prindër të një djali 16-vjeccar që jetonte në Itali.

Dyshohet se ka qenë një grindje e çastit që ka nxitur krimin e rëndë, ndërsa çifti ishte vetëm në banesë. Pasi e ka qëlluar dhjetëra herë për vdekje me sqepar e thikë, burri vrasës ka dalë nga banesa duke e lënë trupin e pajetë të gruas brenda, shkruan “Balkanweb”.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar më pas policinë që ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia ka shoqëruar më pas 49-vjeçarin, i cili pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.